Politike

Shtatzënë në muajt e fundit, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti preket nga virusi Covid-19

23 Tetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Shtatzënë në muajt e fundit, deputetja e Partisë Socialiste,

TIRANE– Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19. Mësohet se i infektuar është dhe bashkëshorti i saj.

Rreth një muaj më parë Gjylameti u shfaq publikisht me barkun e rrumbullakosur, ndërsa u konfirmua se ishte shtatzënë për herë të dytë.

Gjendja e deputetes socialiste është e stabilizuar, teksa po i nënshtrohet kurimit në shtëpi. Për këtë arsye, Gjylameti ka ndaluar aktivitetin e saj politik në Qarkun e Tiranës.

Për herë të fundit, ajo u shfaq publikisht krah kryebashkiakut Erion Veliaj në Asamblenë e PS në Kombinat, ku u zëvendësua nga Belinda Balluku.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blerina gjylameti blerina gjylameti preket nga covid preket nga covid blerina gjylameti blerina gjylameti preket nga covid preket nga covid

Sondazh

Poll