Politike

Votoi kundër lirimit të Dritan Dajtit! KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e parë të shkarkuar nga Vettingu, Fuat Vjerdha: 1.6

23 Tetor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Votoi kundër lirimit të Dritan Dajtit! KPA rikthen në detyrë

SHKODËR– Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë për herë të parë që prej krijimit të tij, kreun e Gjykatës së Shkodrës, Fuat Vjerdhën. Vendimi është marrë pasditen e sotme nga trupa gjykuese, e cila kryesohej nga Ardjan Hajdari, relatore Ina Rama dhe anëtarët Natasha Mulaj e Rezarta Shultz.

Pas shkarkimit nga detyra, pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Vjerdha ka apeluar duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë. Pas konfirmimit të vendimit për të, gjyqtari ka dhënë një prononcim të shkurtër për Report Tv, duke e cilësuar shkarkimin e tij si të padrejtë dhe të pabazuar. 

“Shkarkimi im ishte i pabazuar. Kur më shkarkuan thashë që kam dal krye- lartë. DSIK dhe ILDKP flisnin pro punës sime.Nuk kam pasur asnjë nevojë pasi vetë komisioni ka deklaruar se nuk kam asnjë problem. Problemi i 1.6 mln lekëve. Kanë qenë lekët e mia që i kam fituar në mënyrë të ligjshme. Unë i kam shpjeguar në komision. Ato lekë ndodheshin në librezat e babait tim,”- tha Vjerdha.

Gjyqtari u largua nga Vettingu për probleme me pasurinë. Ai e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe për më shumë se një dekadë, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Në vitin 2015, Vjerdha u emërua si anëtar i Gjykatës së Apelit Shkodër. Njëkohësisht Vjerdha dhënë edhe mësim dhe ka qenë pjesë e trupës së arbitrimit në Federatën Shqiptare të Basketbollit. Prej vitit 2014, gjyqatria Vjerdha drejton Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fuat vjerdha fuat vjerdha

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 11:07

KORCE- Presidenti Ilir Meta ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama për konsultimin në lidhje me marrjen e vendimit, që negociatat për çështjen e ndarjes së...