Politike

Dosja e Klodian Taçes/ Kush është socialisti që drejton Bashkinë e Gramshit, u akuzua si ‘xhepist’ dhe e mohoi,

23 Tetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Dosja e Klodian Taçes/ Kush është socialisti që drejton

GRAMSH– Ditën e sotme, Prokuroria e Elbasanit kishte një të ftuar “VIP” në ambientet e saj. Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, i cili akuzohet për abuzime në tendera dhe prokurime publike. Por kjo nuk është hera e parë që Taçe akuzohet për vjedhje…

Në 2 nëntor të vitit 2019, Partia Demokratike në vazhdën e denoncimit të kryebashkiakëve socialistë futi në listë edhe Taçen duke e akuzuar për një tender të dhënë ndaj një kompanie që ishte nën sekuestro për mospagesë gjobe për prerje pyjesh. Po kjo kompani kishte marrë tenderin për të funizuar me dru shkollat e Gramshit.

Por nuk ndali këtu…

Dosja.al iu fut hetimeve lidhur me figurën e tij, duke zbuluar një “thesar” të fshehur. Duke publikuar gjithë dosjen e plotë, Dosja.al bëri publik skandalin e radhës me kryebashkiakun e Gramshit, i cili kishte fshehur hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës. Ai akuzohej për vjedhjen e 68 mijë lekëve të reja dhe ishte paditur nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore. Sigurisht që ky detaje ishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, duke u mohuar edhe nga vetë kryebashkiaku, pavarësisht se DOSJA.al publikoi një më një të gjithë dokumentat që provonin të kundërtën. Vetë Taçe, reagoi në një shkrim të gjatë, ku pretendonte se nuk ishte ndaluar kurrë nga ligji dhe nuk e kishte parë kurrë “derën” e Prokurorisë.

“Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar, as i dënuar. Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur! Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime,”- shprehet ai.

Epo mesa duket, herën e parë që u hetua kishte parë vetëm ambientet e Prokurorisë së Tiranës, dhe tani radha është në Elbasan.

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodian taçe klodian taçe nen hetim klodian taçe klodian taçe nen hetim

Sondazh

Poll