Politike

PD përshëndet vendimin e Presidentit për Kodin Zgjedhor/ Bardhi: Akt i pjekur! Maxhoranca kërkon fitore në tavolinë

23 Tetor 2020, 13:31 Nga DOSJA
PD përshëndet vendimin e Presidentit për Kodin Zgjedhor/ Bardhi:

TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kthimin në Kuvend nga presidenti Meta të ligjit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si akt të pjekur veprimin e Kreut të Shtetit.

Sipas Bardhit, maxhoranca po përdor truke elektorale pasi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe kërkon fitore në tavolinë.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias. E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar. Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar. Ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor. Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë. Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë.Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor. Zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon. Dhe, mbi të gjitha, si rruga e vetme drejt së ardhmes europiane të vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pasi i cilëson ato si të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e parimet demokratike të vendit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi kodi zgjedhor gazment bardhi kodi zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 11:07

KORCE- Presidenti Ilir Meta ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama për konsultimin në lidhje me marrjen e vendimit, që negociatat për çështjen e ndarjes së...