Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë, avokati kërkon 2 dëshmitarë të rinj, seanca e radhës më 2 nëntor

23 Tetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë, avokati kërkon 2

TIRANË- Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 2 nëntor.

Seanca e sotme është shtyrë për shkak  se avokati i Haxhisë, Idajet Beriqi ka kërkuar 2 dëshmitarë  të rinj, Majlinda Popovic dhe Fatos Klosin. “10 ditët e fundit Hajdari përdori telefonin e Popovic”, ka thënë avokati në seancë.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

Ndërkohë deri më tani për këtë rigjykim pritet që të  dëshmojnë mbi 30 dëshmitarë. Lë listën e dëshmitarëve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin do të vendosë gjykata nëse do të  dëshmojë apo jo.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rigjykimi i izet haxhise rigjykimi i izet haxhise

Sondazh

Poll