Aktualitet

ZBARDHET VENDIMI/ Tjetër goditje në Kadastrën e Vlorës, Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ish-drejtori Egon

23 Tetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
ZBARDHET VENDIMI/ Tjetër goditje në Kadastrën e Vlorës,

VLORE- Ekzaktësisht një vit më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dënoi me burg 4-6 muaj, të konvertuara në shërbim prove, gjashtë nga ish-punonjësit e ALUIZN-it Vlorë, të akuzuar për Shpërdorim Detyre, duke filluar nga ish-drejtori Egon Velaj, e me radhë te punonjës të tjerë Denis Metaj, Xhilda Korkaj, Artan Beqiri, Erald Ymeraj, Daniela Kondaj.

Para pak ditësh, u zhvillua gjyqi i Apelit për këtë çështje, që pas shumë seancash dhe megjithëse ishte caktuar të zhvillohej jashtë radhe, më në fund doli me një vendim. Gjykata e Apelit Vlorë, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar përfundimisht, në formë të prerë dënimin me burg të 6 të pandehurve. Ky dënim është i konvertuar në shërbim prove.

Ajo që vihet re, është se gjatë gjithë këtij viti, Denis Metaj dhe Xhilda Korkaj, dy nga katër të dënuarit, kanë vazhduar punën rregullisht në Kadastrën e Vlorës, duke e bërë këtë institucion edhe më kompleks. Nuk dihen ende masat që do të merren ndaj tyre.

Dosja.al ka mundur të sigurojë në mënyrë eksluzive, kopje e të dy vendimeve:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis metaj denohet me 6 muaj burg egon velaj xhilda korkaj denis metaj denohet me 6 muaj burg egon velaj xhilda korkaj

Sondazh

Poll