Aktualitet

Dalin PAMJET/ Si u arrestua 31-vjeçari me dy emra dhe armë në “X5” në Korçë, “Beretta” kishte plumbin në gojë

23 Tetor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Dalin PAMJET/ Si u arrestua 31-vjeçari me dy emra dhe armë në

KORÇË– Videoja e mëposhtme tregon momentet e arrestimit të 31-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë në qytetin e Korçës. Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, Klaus Mullalli i njohur ndryshe dhe si Andi, 31 vjeç, është ndaluar në afërsi të gjimnazit “Themistokli Germenji”, në lagjen nr.7 të Korçës, për një kontroll rutinë.

Pas kontrollit, Mullallit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje. 31-vjeçari tashmë akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’.

Njoftimi i policisë Korçë. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. U kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet, vihet në pranga një 31-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër jetës e lirisë së personit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal, të personave që mbajnë armë zjarri, për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe zbulimin e autorëve të veprave penale” si edhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në qytet, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin në lagjen nr. 7, të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW X5”. Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve të mëtejshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit (i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”). Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Mullalli u arrestua një natë më parë. Dosja.al publikoi edhe fotot e 31-vjeçarit të rënë në pranga, që është një person me precedentë penalë. Ai nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2018, Mullalli nën kërcënimin e armës i ka marrë një personi një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro. 31-vjeçari ka kryer dhe një krim tjetër. Në bashkëpunim ai ka marrë peng një 18 vjeçar në fshatin Cangonj të Devollit. Dy personat torturuan me orë të tëra të riun, duke e lidhur dhe kërcënuar me thikë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi mullalli arrestohet 31-vjecari me arme ne korce klaus mullalli andi mullalli arrestohet 31-vjecari me arme ne korce klaus mullalli

Sondazh

Poll