Politike

Rama: Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!

22 Tetor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Rama: Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, je mes gropës

TIRANE– Kryeministri Rama ka replikuar me kryedemokratin Basha pasi ky i fundit e akuzoi për aferën e inceneratorëve. Rama shkruan se Basha, sa më shumë sulmon impiantet e mbetjeve aq më shumë tregon se nuk ndahet dot nga malet e plehrave.

“Ta qaj hallin, je mes gropës së Hajdin Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”, shkruan Rama.

‘Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!- shkruan Rama në Twitter.

Sot kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur në distancë, duke ndezur motorët për debatet që do të zhvillohen gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Numri një i Partisë Demokratike, e ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke shtuar se për kreun e qeverisë po vjen ora e gjykimit, referuar zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke i përmendur edhe humbjen për Bashkinë e Tiranë. Rama ia ka kthyer po ashtu me ironi duke i përmendur aleatët politikë. Ndërkohë asnjë nga të përmendurit e tjerë, përfshirë edhe presidentin Ilir Meta, nuk kanë reaguar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll