Politike

Emërohet në detyrë drejtoresha e re e INSTAT, Kuvendi e miraton me 89 vota pro. E pranishme dhe Yuri Kim (MIRATIMET e tjera)

22 Tetor 2020, 13:11 Nga DOSJA
Emërohet në detyrë drejtoresha e re e INSTAT, Kuvendi e miraton

TIRANE- Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme emërimin e Elsa Dhuli si drejtoreshën e re e përgjithshme e Institutit të Statistikave.

Emërimi i saj mori 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim. Në Kuvend u votua sot me 111 vota pro rezoluta për antisemitizmin, ”për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.

Të pranishëm në Kuvend ishin dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, si dhe Luigi Soreca, ambasadori i BE.

Ndërsa projektligji për disa ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile mori 90 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim.

Njoftimi i Kuvendit:

Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti. Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokolmit të vitit 2000. Përkufizimi dënon ndjenjat e urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj,  komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare të hebrenjve, si edhe perceptimet denigruese ndaj tyre, përpjekjet për të mohuar Holokaustin dhe për të zbatuar standarte të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit. Miratimi i Rezolutës ndodh vetëm pak ditë para organizimit prej Kuvendit të Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit,  të Forumit të parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit. Forumi do të zhvillohet më 28 tetor dhe synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit. Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elsa dhuli instat kuvendi 22 tetor 2020 seancë plenare 22 tetor 2020 elsa dhuli instat kuvendi 22 tetor 2020 seancë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll