Politike

Basha: “Deti” në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nëse e çon kjo qeveri është rrezik kombëtar (DEKLARATA)

22 Tetor 2020, 11:03 Nga DOSJA
Basha: “Deti” në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit,

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi si me rrezik aktin e çuarjes në Gjykatën e Hagës të çështjes së kufirit detar, me qeverinë aktuale. I pyetur nga gazetarët Basha tha se nëse qeveria Rama përgatit procesin për në Hagë, ky është një rrezik “kombëtar”, duke lënë të kuptohet indirekt se çdo procedurë për “Detin” duhet të bëhet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Prej 10 vitesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qëndrimi im ka qenë që cështja duhet të trajtohet në organet e drejtësisë ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka nevojë urgjentisht të përgatisë fazën paraprake sepse kërkohet një punë shumë e madhe, për fat të keq nuk është momenti i përshtatshëm. 6 muaj përpara zgjedhjeve qeveria nuk ka legjitimitetin dhe shkallën e përgatitjes.

Mund të përbërë rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë këtij kryeministri procesi i përgatitjes për çuarjen e cështjes në gjykatën ndërkombëtare. Ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet legjitime dhe demokratike. Procesi i përgatitjes është jashtëzakonisht voluminoz në cdo aspekt të parapërgatijes dhe dërgimit” tha Basha.

Deklarata u bë pas një daljeje të radhës ku kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi iceneratorin e Fierit. Basha tha se kontrata u firmos pa një ofertë konkrete që i hap rrugën një vjedhjeje mafioze. Nga selia blu, ku doli në konferencën e radhës, Basha sqaroi edhe çështjen e “Detit”, e po ashtu edhe foli edhe për egon e tij personale në raport me Ramën, që tha se e ka mundur në 2011.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Basha forcon akuzat për inceneratorët: Kontrata e Fierit u firmos pa u vlerësuar oferta! ‘Deti’ në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ramën e kam mundur njëherë…do e mund prapë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama lulzim basha ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2020, 10:43

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama, 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Teksa po ...