Art&Argëtim

Orkestra e franceskanëve dhe frati që nxori gjenitë e muzikës shqiptare

21 Tetor 2020, 16:00 Nga DOSJA
Orkestra e franceskanëve dhe frati që nxori gjenitë e

Shkodra njihet si qyteti i themelimit të orkestrës së parë frymore në Shqipëri, në vitin 1878. Arbëreshi françeskan At Markoci me ndihmat që mblodhi në popull, bëri të mundur ardhjen e mjeshtrit napolitan Giovanni Canale, i cili për katër vite me radhë e drejtoi këtë bandë muzikore dhe pregatiti instrumentistë te rinj. Me vone Shkodra pati nje seri orkestrash frymore.

Ne foto te Kel Marubit, shohim banden muzikore të vitit 1930, të Kolegjit Franceskan me drejtues Atë Martin Gjoka O.F.M. (1890 – 1940 ).

Ai studioi filozofi, teologji dhe muzike. Nga dora e tij dolën mes të tjerëve edhe Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Tonin Rrota, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Simon Gjoni, Zef Gruda, Lukë Kaçi e Gjon Kujxhia.

Falë punës se Gjokës dhe muzikantëve të tjerë t’asaj kohe, Shkodra u bë qëndra më e rëndësishme e jetës muzikore në Shqipëri, gjatë periudhës midis dy luftrave e sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore.

Perpunuar me ngjyra per dosja.al nga Suad Barbullushi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur banda e shkolles franceskane kel marubi banda e shkolles franceskane kel marubi

Sondazh

Poll