Politike

“Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nuk të pret në zyrë”/ Maliqi- Gjonajt: Sekretarja e tij të tha po flet me Ramën n

22 Tetor 2020, 08:36 Nga DOSJA
“Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nuk të pret në

TIRANË– Në seancën e sotme plenare, deputeti Lefter Maliqi ka debatuar me ministren Etilda Gjonaj në lidhje me situatën në burgje. Maliqi ka theksuar se po bëhen skandale me tenderat në burgje. Ai ka theksuar se ministren Gjonaj nuk e pret as në zyrë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

Fjala e Lefter Maliqit: 

Interpelanca ka të bëjë me ato që s’ke bërë, jo ato që bëni ju. Zonja ministre marrim rasin e burgjeve, grevën e urisë. Edhe tek 313 kishte brohoritje për të drejtat e njeriut. E fillojmë me tenderat e ushqimit. Tender 347 mln për bukën, e njëjta firmë tenderin tjetër prej 250 mln për djathë dhe bukë, një firmë e dënuar.  Tender tjetër 600 e ca milionë lekë, për ilaçe, nga një firmë skandaloze, ka marrë nga 3 milionë e ca për maska në këtë kohë pandmie.  Po marrin tenderin e vezëve qindra miliona lekë, me lokalet që janë nëpër burgje me çmime dy deri në trefish. Pa llogaritur tenderat abuzive për çmimet e telefonave.  Kur keni vajtur për të takuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve,  sekretarja të ka thënë , më fal ai është duke folur me kryeministrin. Këta janë drejtora  që janë të lidhur me kryeministrin dhe oligarkët. Të ka lënë atje në zyrë për të pritur dhe do të them që ai nuk  nuk të pyet fare, nuk të pret në zyrë. Ka 9 muaj me këto skandale, me këto greva, me këto shpërthime, 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve, që nga nëndrejtori i përgjithëm, hoqët shefin e personit, mikun e Xhemal Qefalisë, hoqët drejtorin Juridik, mikun e Majkos.  Hoqi edhe disa drejtorët të tjerë,  për të patur situatën e nën kontroll, për të bërë ça i do kokrra e qejfit.  Ai bën edhe sfilat mode në zyrë, i doni me foto ju? Janë edhe 2 police të tjera në Korçë, që i kanë shkuar në zyrë këtij drejtori barderr, me lekët e popullit, dhe kanë denoncuar për abuzime sekuale me eprorët e këtyre dhe ky ça bën? I çon në detyra më të vështira policet dhe drejtorët i mban të komanduar  Reformën në Drejtësi e keni bërë çorape, dhe e keni lënë vendin 2 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Po fusni në burg gazetarët dhe qytetarë, kjo është reforma që ju bëni. 

J.V/Dosaj.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi senacë plenare 22 tetor 2020 lefter maliqi senacë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 19:35

GJEORGJI– Deputetja socialiste, Elona Gjebrea do të jetë në cilësinë e Koordinatores Speciale të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgj...