Sport

Ministri i Sporteve i acaruar me sjelljen e Ronaldos: Këta lojtarë ndihen sikur janë mbi të tjerët

20 Tetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Ministri i Sporteve i acaruar me sjelljen e Ronaldos: Këta lojtarë

ITALI– Në Itali të gjithë po flasin për infektimin e Cristiano Ronaldo-s me koronavirus. Futbollisti i Juventusit ndodhej me Portugalinë kur mori vesh që ishte infektuar,ndërsa menjëherë sulmuesi kërkoi të transferohej në Torino për të vazhduar aty karantinën. Ky veprim ka irrituar Ministrin e të Rinjve dhe Sporteve të Italisë, Vincenzo Spadafora, i cili shprehet se Ronaldo ka thyer protokollin dhe njerëz si ai ndihen sikur janë mbi të tjerët duke mos pyetur për rregulla.

“Kur shkoi të bashkohej me kombëtaren ka thyer protokollin, aq sa edhe është hapur një çështje nga Prokuroria e Torinos pas sinjalizimit të marrë nga Autoritet Shëndetësore. Kampionët duhet të jenë shembuj. Por, këta kampionë ndihen sikur janë mbi të tjerët.

Të infektuarit në Serinë A? Nuk e di nëse kampionati do të arrijë të përfundojë, këtë vit nuk kemi asnjë garanci. Dhe, për këtë duhet të jetë e ndërgjegjshme edhe Lega që duhet të ketë një plan B apo edhe C”, u shpreh Spadafora.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo vincenzo spadafora cristiano ronaldo vincenzo spadafora

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 11:22

Bojkoti drejt fundit, të premten verdiktet…

Nëse nuk ishte i bardhë “tymi”, i dalë nga takimi i sotëm midis Ligës Profesioniste dhe Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë, të paktën ai ishte gri. Gjith&cc...

Sport 20 Tetor 2020, 10:34

“Tetori rozë”, thyen bojkotin…

TIRANE – Në kuadrin e “Tetorit rozë”,  një periudhë sensibilizimi dhe në mbështetje të femrave në luftën e tyre ndaj kancerit të gjirit, Federata Shqiptare e Fu...