Politike

“Jam drejt falimentimit”/ Basha publikon video-mesazhin e biznesmenit në Tiranë, Gani Rama: Taksat janë rritur, jemi jash

21 Tetor 2020, 06:45 Nga DOSJA
“Jam drejt falimentimit”/ Basha publikon video-mesazhin e

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar rrëfimin e Gani Ramës, pronar i një lokali në Tiranë.  Ky i fundit shprehet se gjatë viteve të fundit janë rritur taksat dhe se biznesi i tij ësht drejt falimentimit.

Ndërkohë kryedemokrati thekson se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike dhe duhet të ndihmohet me urgjencë.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.”, shprehet Basha.

Rrëfimi i Gani Rama, pronar lokali:

Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël. Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë. Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje. Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gani rama kriza e covid-19 lulzim basha gani rama kriza e covid-19 lulzim basha

Sondazh

Poll