Aktualitet

Shërbime konsulence dhe kontabiliteti/ Si e përdori Albana Ferraj kompaninë e saj për të përfituar ryshfetin 132 mijë eur

20 Tetor 2020, 21:44 Nga DOSJA

TIRANË– Kompania e tretë me seli në Shqipëri që u përdor për të mbuluar marrjen e ryshfetit nga Albana Ferraj, drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE ishte “Com Metodi” s.p.a me seli në Milano. Nga të dhënat zyrtare në QKR, rezulton që pronare është sërish vetë Albana Ferraj, dhe se kompania e saj ka një status aktiv dhe ofron shërbime konsulence, ekonomike e kontabiliteti.

Pikërisht falë kësaj kompanie, është përfituar ryshfeti prej 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE.

 

Dosja e SPAK, e zbardhur nga Dosja.al sqaron qartë, se në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja. Sipas SPAK, Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016. Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Me zbulimin nga SPAK, janë lëshuar dhe urdhër arrestet për këta persona, por deri më tani, vetëm për tri, prokuroria ka ekzektuar urdhërat e lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi Ferraj është ende e shpallur në kërkim, ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana ferraj kompania albana ferraj kompania

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 20:05

Njëra prej grevisteve të Ballshit ka bërë një rrëfim prekës me djalin e saj, i cili punon në Dubai.Naftëtarja ka treguar që i biri 20 vjeçar ka nisur të ...