Çfarë do të ndodhë me detin mes Shqipërisë dhe Greqisë?
Vizita e sotme e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias për çështjen e detit, ka qenë në fokus të emisionit Opinion në Tv Klan.
Të ftuar në studio, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, është shprehur se që palët të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare, duhet të kenë paraprakisht një marrëveshje.
Paskal Milo: Të shkosh në Gjykatën Ndërkombëtare duhet të ketë marrëveshjes midis palëve. Që nga ky moment, do të ketë marrëveshje midis dy palëve që do ta firmosin dy palët të cilët do bien dakord të shtrojnë çështjet. Do t’i shqyrtojë gjykata dhe do të japë përgjigje.
Ndërsa profesori dhe eksperti i çështjeve detare, Osman Metalla theksoi se kur çështja të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare, pala shiqiptare duhet të jetë shumë e përgatitur.
Osman Metalla: Sot ne nuk kemi asnjë lloj informacioni si opinion pubkik sepse nuk ka pasur transparencë, nuk dimë cili ka qenë qëndrimi i palëve për çështjet e nxehta. Zgjidhja do të ishte që pala shqiptare duhet të ketë pretendimet e saj. Kjo gjë nuk di të jetë bërë. Duhet të ketë qëndrim të përcaktuar. A mund të informohet Komisioni i Sigurisë Kombëtare? Çështja është që nuk ka asnjë lloj transparence. Negociatat kanë filluar që në vitin 2017. Unë mendoj që çështja është se sa të përgatitur do të shkojmë në gjykatë. Gjithçka varet nga përgatitja që do të bëjë pala shqiptare. Nëse ne shkojmë të përgatitur sigurisht që ne mund të përfitojmë se sa marrëveshja e 2009.
Video e plotë:
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
BE: Shqetësues ndërtimi i inceneratorëve të rinj në Shqipëri
Investimi në inceneratorë mund të vonojë zbatimin e direktivave dhe politikave të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe ta bëjë më të vështirë përmbushjen e objekt...
Shpërthen virusi në Skrapar, infektohet polici, mësuesi dhe shoferi i administratës
SKRAPAR– Në qytetin e Skraparit janë infektuar tre persona me COVID-19. Një polic në komisariatin e qytetit, mësues, dhe një shofer administrate mësohet s...
Ndryshime në Pikën Kufitare të Morinës, emërohet shefi i ri i stacionit, paraardhësi “dërgohet” në Lezhë
KUKËS– Ndryshime në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit në Morinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shefi i Stacionit të Pikës Kufitare të Mori...
Drejtoresha pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim
Jonida Jonuzi e cila ankohet në Fiks Fare shprehet se drejtoresha e ZA Kuçovë ka pezulluar punësimet në kundërshtim me ligjin duke i lënë mësuesit ndihmë...
Infektohet me koronavirus nxënësi i mitur në Shkodër, shkolla s’e ndërpret mësimin
SHKODËR– Një nxënës në kolegjin “Hasan Riza Pasha” është infektuar nga pandemia e koronavirusit, pasi edhe prindërit e tij kishin rezultuar pozitivë....
Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri, ministrja Balluku njofton se si do duket ajo e reja
TIRANE– Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhri parashikon që leja e re e...
Dy motorë përplasen kokë më kokë në Lushnje, ndërron jetë në vend 54-vjeçari
LUSHNJE– Dy motorë janë përplasur me njer-tjetrin në fshatin Halilaj, në Lushnje, dhe për pasojë një nga drejtuesit, një 54-vjeçari J.B., ka humbur jetën...
Shqipëri-Greqi, çështja e Detit në Hagë, Zaganjori: E parakohshme, fillimisht duhet bërë e qartë ku qëndron problemi
Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndër...