Aktualitet

Shpërthen virusi në Skrapar, infektohet polici, mësuesi dhe shoferi i administratës

20 Tetor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Shpërthen virusi në Skrapar, infektohet polici, mësuesi dhe

SKRAPAR– Në qytetin e Skraparit janë infektuar tre persona me COVID-19. Një polic në komisariatin e qytetit, mësues, dhe një shofer administrate mësohet se janë me koronavirus.

Tre personat mësohet se janë karantinuar ndërkohë që tamponin do e bëjnë të gjithë personat që kanë qënë pranë të infektuarve.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 301 raste me koronavirus, 4 viktima dhe 58 të shëruar. Në krahasim me ditën e djeshme, sot janë bërë më pak testime, 1407, teksa dje ishin 1413, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë 301 brenda 24 orëve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne skrapar covid ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:44

TIRANË– Jani Vasilis, i ati i 19-vjeçares shqiptare që prej ditësh ka humbur në Greqi, i ka bërë thirrje që të rikthehet në shtëpi. Në një lid...

Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:13

TIRANË– Sot banorët e periferisë së kryeqytetit janë kthyer në Mesjetë. Zona e Astirit dhe Yzberishtit nuk ka furnizim me energji elektrike prej disa...