Aktualitet

Infektohet me koronavirus nxënësi i mitur në Shkodër, shkolla s’e ndërpret mësimin

20 Tetor 2020, 18:51 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus nxënësi i mitur në Shkodër,

SHKODËR– Një nxënës në kolegjin “Hasan Riza Pasha” është infektuar nga pandemia e koronavirusit, pasi edhe prindërit e tij kishin rezultuar pozitivë. Por edhe pse me një të infektuar, klasa e të miturit ka vijuar mësimin normalisht dhe e vetëkarantinuar është vetëm shoqja e tij e bankës.

Nuk dihen detaje nëse janë testuar gjithë nxënësit dhe mësuesit e tjerë, të cilët kanë pasur kontakt të përditshëm me të miturin.

Deri më tani kanë rezultuar të infektuar dhjetëra mësues dhe nxënës në Tiranë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër. PD kërkon që qeveria të marrë masa për këtë situatë alarmante. Një ditë më parë, Albana Vokshi, ish-deputete në një vëzhgim jashtë dyerve të shkollës “Emin Duraku” tha se në total janë rreth 320 mësuesë të prekur dhe ka kërkoi nga ministrja e Arsimit marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:44

TIRANË– Jani Vasilis, i ati i 19-vjeçares shqiptare që prej ditësh ka humbur në Greqi, i ka bërë thirrje që të rikthehet në shtëpi. Në një lid...

Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:13

TIRANË– Sot banorët e periferisë së kryeqytetit janë kthyer në Mesjetë. Zona e Astirit dhe Yzberishtit nuk ka furnizim me energji elektrike prej disa...