Aktualitet

Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri, ministrja Balluku njofton se si do duket ajo e reja

20 Tetor 2020, 18:02 Nga DOSJA
Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri, ministrja

TIRANE– Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhri parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999.

Sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas një rregulloreje të hartuar nga DPSHTRR.

“Leja  e  re  e  qarkullimit  do të  jetë  e  barasvlefshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi  dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.

URDHËR

Nr. 284, datë 7.10.2020. PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE

Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, “Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore”, të ndryshuar; direktivës Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar.

URDHËROJ:

Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.

Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndryshon leja e qarkullimit ndryshon leja e qarkullimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:44

TIRANË– Jani Vasilis, i ati i 19-vjeçares shqiptare që prej ditësh ka humbur në Greqi, i ka bërë thirrje që të rikthehet në shtëpi. Në një lid...

Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:13

TIRANË– Sot banorët e periferisë së kryeqytetit janë kthyer në Mesjetë. Zona e Astirit dhe Yzberishtit nuk ka furnizim me energji elektrike prej disa...