Politike

FOTOT/ 60 respiratorët që Rama iu mburr sot Bashës… qenkan të NATO-s, dhuratë për përballimin e COVID-19

20 Tetor 2020, 14:31 Nga DOSJA
FOTOT/ 60 respiratorët që Rama iu mburr sot Bashës… qenkan

TIRANE– NATO i ka dhuruar Ministrisë shqiptare të Mbrojtes 60 respiratorë. Këtë e ka zbuluar Ambasada amerikane e cila ka postuar në ‘Facebook’ foto nga dorëzimi i aspiratorëve të cilët janë prodhuar në Amerikë.

‘Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Mirëpo kjo bie ndesh me deklaratën e dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se po instalohen 60 respiratorë të rinj në vend.

“Dalin ata si Loli me Colin, del Loli del dhe Coli. Kapacitetet e spitaleve janë plotësuar në vetëm 1/4. Vetëm tani që flasim po instalohen 60 respiratorë të rinj. Jemi në një hap me të tjerët, doli plazma e gjakut në Itali, morëm mjekët italianë menjeherë këtu. Të ishte COVID-i kur ishin ata, do shihnim çdo shihnim.”-tha Rama duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili deklaroi tri ditë më parë se kapacitetet e spitaleve janë të plotësuara.

Kështu respiratorët për të cilët po mburrej Rama janë dhuratë për Shqipërinë nga SHBA për të përballuar pandeminë e COVID që po prek të gjithë botën e që ka rritur numrin e të infektuarve dhe viktimave në vend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nato respiratoret respiratoret e dhuruar nga shba nato respiratoret respiratoret e dhuruar nga shba

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 05:22

TIRANË– Çështja e detit Jon do të diskutohet në Gjykatën e Hagës. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me...

Politike 20 Tetor 2020, 11:54

TIRANË– Ministri jashtëm grek Nikos Dendias ka përmendur edhe luftën me Turqinë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Dendias tha se ...