Politike

‘Për Elbasanin është ngritur gjithë qeveria në këmbë’/ Tabaku akuza për inceneratorët, Koka i përgjigjet:

19 Tetor 2020, 20:34 Nga DOSJA
‘Për Elbasanin është ngritur gjithë qeveria në

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur pyetje lidhur me kompanitë e inceneratorëve në vendin tonë. Në fjalën e saj në emisionin “Open”, ajo i ka kërkuar ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka llogari se përse është shkelur legjislacioni. Ndërsa ky i fundit, ka pretenduar se oferta nuk ka kaluar për një ditë, por ka qënë e ofruar më shumë se një vit më parë. 

DEBATI NË STUDIO:

Jorida Tabaku: Unë kam 3 vite që e pyes për pyetje që nuk kam marrë ende përgjigje. Për Elbasanin është ngritur gjithë qeveria në këmbë. Pse për të njëjtin individ duheshin shkelur procedurat. Kompania është krijuar 3 ditë pasi Bashkia e Elbasanit mori Ok për investimin nga Ministria e Mjedisit. Zoti Koka tha se është bërë me negocim të drejtpërdrejtë. Nuk ekziston në legjislacionin shqiptar negocimi i drejtpërdrejtë.

Lefter Koka: Ajo lëvizja që është çuar qeveria për një ditë. Oferta ka qënë që një vit më parë. U firmos në një ditë ishte akt formal. Propozimin e pakërkuar është bërë nga një kompani italiane. Nuk ka mundësi të jetë ajo *ndërkohë përballë del botimi në Fletoren Zyrtare.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku lefter koka jorida tabaku lefter koka

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 19:10

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me marrëdhëniet e tij me kryepolicin, Sandër Lleshaj. I ftuar në “Euronews”, Lleshaj i mohoi l...