Politike

‘Vjen Monika e thotë; e kam portofolin bosh…”/ Kryemadhi s’gjen gruan në VIDEO: Ku është? Bashkia rilindase që sot

19 Tetor 2020, 18:21 Nga DOSJA
‘Vjen Monika e thotë; e kam portofolin bosh…”/ Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga takimi i saj me gratë që kanë hyrë në grevën e urisë në Ballsh, duke zbuluar faktin që zonja e cila doli ta replikonte nuk kishte qënë në takimin e saj me grevistet. Në postimin e saj, Kryemadhi publikon pamje nga e gjithë dhoma ku ndodheshin grevistet, ku mungonte zonja që foli në media kundër saj. Kaq mjaftoi për kryetaren e LSI-së për t’ja faturuar kryeministrit Edi Rama dhe Bashkisë së Ballëshit, sulmin politik ndaj saj, duke u kërkuar që të qëndrojnë larg nga nisma që ata kanë ndërmarrë.

“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!,”-shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

Videoja e punëtores u publikua paraditen e sotme në media, teksa ajo shprehej se Kryemadhi kishte shkuar pranë tyre dhe u kishte rrëfyer se kishte portofolin bosh. (Shiko këtu)

Greva e naftëtarëve të Ballëshit është kthyer në “sheshin” e radhës së përplasjeve politike mes maxhorancës dhe opozitës. Një prej grave, në një deklaratë për mediat sulmoi sot Monika Kryemadhin. Ishte pikërisht kjo e fundit ripublikoi pamjet nga takimi i saj në Ballsh duke treguar se zonja që u bë sot virale, nuk ishte askund në dhomë gjatë vizitës së saj. Ndërkohë një greviste ka dalë duke pranuar se gruaja në video nuk është pjesë e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi në ballsh monika kryemadhi monika kryemadhi në ballsh

Sondazh

Poll