Sport

Trajneri Ahmataj “merr në mbrojtje” të rinjtë…

18 Tetor 2020, 16:58 Nga DOSJA
Trajneri Ahmataj “merr në mbrojtje” të rinjtë…

KORÇE – Pas fitores 2-1 në miqësoren ndaj skuadrës kurbinase të Laçit, trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj është shprehur se për të nuk ka patur rëndësi rezultati. Parësore, sipas tij, ka qenë rritja moralit të skuadrës, e cila është e përbërë nga lojtarë të rinj, që kanë nevojë për t’u përshtatur me kërkesat e skuadrës.

“Jemi të ndërgjegjshëm që çdo lloj lojtari, por sidomos të rinjtë, duan kohën e përshtatjes fizike e taktike. Por edhe me ambientin ku po shkojnë e kjo do kohën e saj. Kemi pasur kohën e mjaftueshme prej ndalesës, por kemi marrë lojtarë të rinj në javën e fundit dhe ata duan kohë të ambientohen dhe të arrijnë në nivelin e pjesës tjetër të ekipit.

Besoj se kemi bërë një punë të mirë, kjo do të shihet te lojtarët dhe performanca në kampionat. Kampionati është tjetër histori, kemi parë gjërat që na interesojnë nga këto ndeshje miqësore, rezultati nuk ka rëndësi. As ndaj Laçit nuk kishte rëndësi rezultati, duhet thjesht për të ngritur moralin se skuadra është e re dhe ka nevojë për këtë lloj morali”, ka deklaruar pas miqësores trajneri Ahmataj.

B.T (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollistet korçarë julian ahmataj laçi miqesorja skenderbeu futbollistet korçarë julian ahmataj laçi miqesorja skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 16:09

Aguerro “gjuan” gjyqtaren për një rivënie

BRITANI E MADHE – Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League, por kjo nuk ka bërë të mundur që të qetësohen polemikat ndaj kësaj skuadre. Goli...

Sport 18 Tetor 2020, 16:08

Derbi Anamoravës mbyllet në barazim, 0-0!

KOSOVE – Vëmendja kryesore në mbyllje të javës së 6-të të Superligës së Kosovës ishte në derbin e Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi pa gola...

Sport 18 Tetor 2020, 14:19

Dibala del hapur kundër Pirlos

ITALI – Nuk ka kaluar lehtë barazimi i Juventusit me Krotonen. Sipas mediave italiane është argjentinasi Paolo Dibala, ai i cili ka patur një debat të ash...

Sport 18 Tetor 2020, 14:29

VIDEO/ Broja shënon dy herë ndaj Den Hag

HOLANDE – Vërtet nuk arriti të shënojë në dy ndeshjet me përfaqësuesen ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por Armando Broja vazhdon të tregojë një formë shumë të ...

Sport 18 Tetor 2020, 14:28

Trajneri i Cungu, i pakënaqur nga bojkoti…

LAÇ – Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, nuk e fshehur pakënaqësinë e tij për zgjatjen e bojkotit. Duke folur për RTSH pas miqësores me Skënderb...

Sport 18 Tetor 2020, 13:38

Covid-19 prek Lokomotivën, izolohet skuadra

ZAGREB – Ndërkohë që po lemë pas vjeshtën dhe i afrohemi dimrit, në mjediset rrotull, por edhe jashtë, gjithnjë e më tepër po përflitet për një valë të dytë të ...

Sport 17 Tetor 2020, 20:13

Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

Ndërsa këtë javë pritej të luheshin ndeshjet e javës së 6-të, bojkoti i Ligës Profesioniste, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë. Skuadrat e kategorisë Superiore,...

Sport 17 Tetor 2020, 19:38

Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana

TIRANE – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së është një ndër komisionet më të zëna me punë, thuajse gjatë gjithë vitit. Janë bërë të modës rastet, mad...

Sport 17 Tetor 2020, 17:18

Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu

TIRANE – Më në fund është zgjidhur edhe telenovela e Ernest Muçit te Tirana. Skuadra bardheblu me sa duket ka arritur ta bindë talentin e saj të sulmit p...