Aktualitet

Mbyllet Gjykata e Elbasanit, disa punonjës rezultojnë me COVID-19, u merret tamponi dhe dy gjyqtarëve

18 Tetor 2020, 20:00 Nga DOSJA

ELBASAN– Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan është mbyllur pasi disa punonjës kanë rezultuar me COVID-19. Mësohet se të infektuar nga pandemia janë infektuar kryesekretarja, sekretarja dhe disa punonjës të tjerë. Ndërkohë që u është marrë tamponi dy gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë.

Që nga nesër Gjykata e Elbasanit do jetë e mbyllur dhe do të rihapet me një njoftim të dytë nga autoritetet. 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, nga pandemia e koronavirusit u shënuan 3 viktima dhe 281 raste të reja nga koronavirusi, ndërkohë që 70 pacientë janë shëruar nga pandemia. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll