Aktualitet

Po lëvizte pa maskë, qytetari nga Berati ndëshkohet nga Policia, i revoltuar shkruan në fletën e gjobës: Poshtë komunizmi

18 Tetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Po lëvizte pa maskë, qytetari nga Berati ndëshkohet nga Policia,

TIRANË– Të gjithë shkelësit e ligjit gjobiten, por së fundmi ndëshkimi aplikohet edhe për ata që nuk u binden masave anti-COVID. Policia ka nisur të gjobisë qytetarët që nuk binden dhe nuk e mbajnë maskën, ndërsa në rrjet qarkullon një e nënshkruar nga një qytetar në Berat.

Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.

Maska, pak kohë më parë, u bë e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll