Aktualitet

Mbyllet Radiologjia në Berat, infektohet një mjek me COVID-19, kishte 5 ditë me simptoma

18 Tetor 2020, 19:50 Nga DOSJA
Mbyllet Radiologjia në Berat, infektohet një mjek me COVID-19, kishte

BERAT– Një mjek radiolog është infektuar me koronavirus në spitalin e Beratit duke rikthyer sërish frikën dhe panikun mes mjekëve dhe infermierëve. Mësohet se mjeku radiolog është karantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë edhe pse prej 5 ditësh ka shfaqur probleme.

Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, janë kryer tamponët e familjarëve të mjekut dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tij të kontaktit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, nga pandemia e koronavirusit u shënuan 3 viktima dhe 281 raste të reja nga koronavirusi, ndërkohë që 70 pacientë janë shëruar nga pandemia. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll