Aktualitet

Dy polic me COVID në Elbasan, efektivi i forcave ‘Shqiponja’ dërgohet në Tiranë, në gjendje të rëndë

18 Tetor 2020, 18:10 Nga DOSJA
Dy polic me COVID në Elbasan, efektivi i forcave ‘Shqiponja’

ELBASAN- 14 të infektuar nga pandemia e koronavirusit sot në Elbasan. Mësohet se janë infektuar 6 mësues të infektuar në Elbasan dhe në Cërrik.

Gjithashtu janë infektuar me koronavirus një oficer policie dhe një efektiv i forcave ‘Shqiponja’. Gjendja shëndetësore e këtij të fundit është paraqitur më e rëndë, e për pasojë mësohet se është dërguar në spital në Tiranë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, nga pandemia e koronavirusit u shënuan 3 viktima dhe 281 raste të reja nga koronavirusi, ndërkohë që 70 pacientë janë shëruar nga pandemia. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne elbasan elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll