Aktualitet

Parasjë tropikale brenda godinës me tre kate/ Si e shndërruan shqiptarët ish-diskon në fermë kanabisi, vlera e drogës 1 m

18 Tetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Parasjë tropikale brenda godinës me tre kate/ Si e shndërruan

BRITANI E MADHE- Një fermë kanabisi me tre kate, e cila sipas autoriteteve kapte më shumë se 1 milion paund, është zbuluar brenda një ish-klubi nate në Coventry.

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) bastisën pronën dhe brenda saj gjetën 1,000 bimë kanabisi, të cilat rriteshin me llampë nga dy shqiptarë dhe një vietnamez.

Dy të prej bashkëpunëtorëve tentuan të largohen prej fermës, por u gjurmuan më pas me dronë nga autoritetet dhe u kapën. Të tre të akuzuarit dolën të premten para gjyqit fillestar ku morën masën e paraburgimit për prodhim të drogave të kategorisë B (dytësore). Shqiptari Andi Qani, 24 vjeç, dhe vjetnamezi Cao Van Vu, 31 vjeç, do të dalin përsëri në gjyq në 12 nëntor. Ndërsa shqiptari tjerër 28-vjeçar Adrian Lleshaj, rezultoi i kërkuar edhe në Gjermani për grabitje dhe është objekt ekstradimi atje.

Të tre kishin investuar 150,000 paundë për të krijuar të gjitha kushtet për rritjen e bimëve, të cilat më pas do të dilnin në treg. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian lleshaj andi qani arrestohen shqiptaret ne angli adrian lleshaj andi qani arrestohen shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll