Sport

Përdhunimi i shqiptares, përndjek Robinjon edhe në Brazil

17 Tetor 2020, 15:06 Nga DOSJA
Përdhunimi i shqiptares, përndjek Robinjon edhe në Brazil

BRAZIL – Klubi brazilian i Santosit ka prishur kontratën me Robinjon, ish-sulmuesin e njohur të Realit, Manchester City dhe Milanit, për shkak presionit të shtuar ndaj klubit, pasi futbollisti është dënuar në vitin 2013 për dhunë seksuale ndaj një 23-vjeçareje shqiptare në një klub nate, kur ai luante me Milanin në Itali.

“Santos dhe Robinho raportojnë se, me marrëveshje të përbashkët, vendosën të pezullojnë vlefshmërinë e kontratës së nënshkruar më 10 tetor në mënyrë që lojtari të përqendrohet ekskluzivisht në mbrojtjen e tij në procesin, që zhvillohet në Itali,”- shkruan klubi brazilian në rrjetet sociale.

Kupa e zemërimit ndaj veprimeve të Robinjos shpërtheu, këtë të premte kur portali “GloboEsporte”, publikoi transkriptimet telefonike, që drejtësia italiane përdori për të dënuar Robinjon për dhunë seksuale.

Në një nga ato biseda, muzikanti Jairo Chagas, i cili performoi në vendin e ngjarjes natën e përdhunimit në grup të shqiptares, i shprehu Robinjos shqetësimin e tij në lidhje me ecurinë e hetimit, por lojtari brazilian i është përgjigjur: “Unë  po qesh dhe nuk më intereson fare, sepse ajo ishte plotësisht e dehur, as nuk e di se çfarë ka ndodhur”.

Në një telefonatë tjetër, Robinjo pranoi, që ai “provoi” marrëdhënien me viktimën, ndërsa muzikanti i kujtoi: “Të pashë kur i vure penisin në gojën”, ndërsa sulmuesi iu përgjigj se “kjo nuk do të thotë se ia bëra”.

Përveç Robinjos, për këtë ngjarje është dënuar edhe miku i tij, Ricardo Falco. Katër brazilianë të tjerë që gjithashtu thuhet, se morën pjesë në aktin që u klasifikua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, si “dhunë seksuale”, por ata u larguan nga Italia gjatë hetimeve dhe, për këtë arsye, po gjykohen veçmas.

Në vitin 2013, gjykata e shkallës së parë në Milano, për këtë akt të dhunës seksuale, e ka dënuar sulmuesin Robinjo me 9 vite burg, ndërkohë që pala mbrojtëse e brazilianit, i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazili manchester city milan milano perdhinimi shqiptares real madrid robinjo santos brazili manchester city milan milano perdhinimi shqiptares real madrid robinjo santos

Sondazh

Poll

Sport 17 Tetor 2020, 11:48

Mesi zbulon taktikën e tij të re

SPANJE – Lionel Messi mbetet ende në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për lëvizjen dhe zërat e merkatos, por për mënyrën e lojës dhe atë që ai jep në fushë. Ed...

Sport 17 Tetor 2020, 11:29

Ceferin: Europiani do të ndryshojë formulë

SPANJE – Pandemia ka kushtëzuar jetesën në të gjitha format e saj. Futbolli, një aktivitet kaq publik dhe popullor, sigurisht mbetet një ndër më të prekurit e k...

Sport 17 Tetor 2020, 11:19

Sot, në orën 18:00, derbi Inter-Milan

ITALI – Mbrëmjen e sotme në Itali zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të historisë së futbollit italian, siç është “Derbi i Madonninës”, apo derbi i ...

Sport 17 Tetor 2020, 10:17

Muçi, ngërci bardheblu i rinovimeve…

TIRANE – Ernest Muçi është një ndër lojtarët më të talentuar, që u aktivizua vitin e shkuar shumë pak te skuadra bardheblu. Pavarësisht akvitizimit të pa...

Sport 17 Tetor 2020, 10:38

Përse presidenti Ilir Meta është tifoz i Celtic?

SKOCI – Prej më shumë se një viti presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shfaqur shpesh si mbështetës i skuadrës skoceze të Celtic, këtë gjë duke...

Sport 17 Tetor 2020, 08:49

Ndoji dopiedë, vjen fitorja e parë e Breshias

BRESHIA – Java e tretë e Seria B në Itali, nisi të premten, ku u zhvilluar vetëm një takim. Breshia mundi 3-0 pastër dhe thellë Leçen, duke arritur edhe ...

Sport 16 Tetor 2020, 16:26

Ballkani nuk ndalet, mposht edhe Arbërinë

KOSOVE – Kosova i kthehet futbollit kombëtar. Sot u luajt ndeshja e parë e javës së 6-të të Superligës. Në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit, Ballkani ka arrit...