Aktualitet

Dy ditë në Patok, ankorohet në portin e Shëngjinit veliera e një italiani me flamur slloven, pranë mjetit me emrin TAI-PAN

17 Tetor 2020, 19:32 Nga DOSJA
Dy ditë në Patok, ankorohet në portin e Shëngjinit veliera e

LEZHË– Një jaht, i llojit velierë me emrin TAI-PAN e me flamur të Sllovenisë, është ankoruar mbrëmjen e sotme në portin e Shëngjinit, rreth orës 20:00. Mësohet se veliera ishte pikasur prej dy ditësh në Patok, pranë vendit të quajtur Godull dhe është mbajtur prej dy ditësh nën mbikëqyrje nga efektivët e policisë së Kurbinit.

Por, kur edhe pas dy ditësh nuk është pikasur asnjë person rreth tij, policia ka marrë vendimin që ta ankorojë atë në portin e Shëngjinit, për të vijuar me procedurat e tjera. Paraprakisht, burime nga porti i Shëngjinit, bëjnë me dije për Dosja.al se jahti është në pronësi të një shtetasi italian dhe dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Pranë jahtit, është pikasur edhe një gomone, më afër bregut të detut, me anë të së cilës, dyshohet se italiani (pronari) emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ka zbritur në tokë bashkë me një shoqërues dhe është strehuar në rrethinat e Kurbinit. Veliera ishte nisur nga Greqia drejt Malit te Zi, bazuar nga kontrollet paraprake, por verifikimi më i detajuar i mjetit lundrues, do të zbardhë motivet që e sollën në ujërat shqiptare. Dosja.al ka sjellë edhe pamje nga Lezha, në bregun e detit të Shëngjinit, aty ku pranë portit është ankoruar veliera që u gjet e braktisur.

Ky nuk është mjeti i parë lundrues që gjendet i braktisur në ujërat shqiptare. Në shtator të një viti më parë, jahti “Atik Bey” u gjet i braktisur në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur. Në të udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë ende i humbur. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet jahti i braktisur ne shengjin lezhe shengjin gjendet jahti i braktisur ne shengjin lezhe shengjin

Sondazh

Poll