Aktualitet

Dënohet me 28 muaj burg/ Shqiptari që u kap duke kultivuar 250 mijë stërlina kanabis: E bëra pasi humba punën nga pandemia

17 Tetor 2020, 17:54 Nga DOSJA

Dënohet me 28 muaj burg/ Shqiptari që u kap duke kultivuar 250

BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar, A.T është arrestuar nga policia britaninë pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në një shtëpi të marrë me qira. 20-vjeçari në gjykatë u shpreh se nisi që të kultivonte kanabis pasi kishte humbur punën që kishte në një fabrikë gomash për shkak të pandemisë se Covid-19.

19-vjeçari i ka pranuar akuzat duke thënë se ishte i përgjegjshëm që po bënte diçka të paligjshme por nuk kishte zgjidhje tjetër. Ndërsa avokati i 20-vjeçarit tha se atë e kishin kërcënuar nëse nuk do të pranonte që të kultivonte bimën narkotike. Droga ishte e mbjellë në pesë dhoma dhe nëse do të dilte do të kapte vlerën e 250 mijë stërlinave afro (275 mijë euro).

Gjykata e dënoi shqiptarin, i cili kishte shkuar në Britani, ilegalisht në moshën 19-vjeçare, me 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa pas kryerjes së dënimit do të deportohet në Shqipëri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll