“Debatonin për punë letrash”/ Flet roja i kompleksit të Niko Goros që u vra sot: Njeri i mirë, u tronditëm…
17 Tetor 2020, 17:48Nga DOSJA
VLORË– Kalem Nevati, roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë, Niko Goro ka rrëfyer se të ndjerin dhe autorin e krimit, Kliti Leka i ka parë shumë herë që të bisedojnë e debatojnë për çështje dokumentesh. Por, Nevati shprehet se nuk i ka parë ndonjëherë të debatonin të acaruar.
“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu,”– tha Kalem Nevati.
Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. Ky i fundit u kap vetëm pak orë pas krimit dhe momenti i shoqërimit shihet në videon e mëposhtme.
Pista e parë për të cilën po heton policia është një konflikt pronësie, për komplesin që po ndërtonte Goro, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërsa pista e dytë është një sherr mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë eurosh.
Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka publ...
GJIROKASTËR– 11 persona kanë rezultuar pozitiv në Gjirokastër. Mësohet se mes të infektuarve është edhe laborantja e Laboratorit Bakteriologjike në n...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se atentati ndaj kompleksit “Adorion Palace”, është një mesazh për një gjobë që nuk kanë paguar të zotët e këti...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish videot që ka publikuar nga vende të ndryshme të Shqipërisë, ku shihen parcela me kanabis.I ftuar në studio...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur sërish ndëshkimin e qytetarëve, për mos vendosjen e maskave që tashmë janë me detyrim. Ditën e sotme, përmes një n...
TIRANË– Jeta në trafikun e Tiranës, vështirësia për të gjetur një vend parkimi janë kthyer në burim ankthi dhe nervash. Këto të fundit prodhojnë mosmarrëve...
VLORË– Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në gjykatën e Apelit Tiranë, ku gjyqtari Gramoz Levanaj, para shqyrtimit të një kërkese për caktimin e m...