Aktualitet

Lirohet nga burgu Xhevi Dervishi, sekseri i pedagogut në Korçë që merrte para për provimet: Jam sëmurë

17 Tetor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Lirohet nga burgu Xhevi Dervishi, sekseri i pedagogut në Korçë

KORÇË– Xhevi Dervishi, pedagogu që lunate rolin e seksrit në skemën e korrupsionit në Universitetin e Korçës, ka lënë qelinë. Mësohet se Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘arrest shtëpi’ për Dervishin, i cili ndërmjetësonte lidhjen e studentëve që donin të merrnin notë kaluese me pedagogun Alket Dino.

Shkak për këtë ndryshim mase, mësohet se është bërë gjendja shëndetësore e Dervishit, i cili me anë të avokatit ka rrëfyer para trupit gjykues se është sëmurë. Ndërsa pedagogu Alket Dino vijon të qëndrojë në burg.

Ai akuzohet se në këmbim të 50 mijë lekëve të reja, u jepte studentëve të tij notën kaluese. Ndërmjetësuesi ishte Dervishi, që merrte pjesën e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll