Aktualitet

“S’ke paguar faturën”/ Breshëria e plumbave ndaj ‘Adorions Palace’, Artan Hoxha zbardh mesazhin: Gjoba që bizneset

17 Tetor 2020, 16:21 Nga DOSJA
“S’ke paguar faturën”/ Breshëria e plumbave ndaj

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se atentati ndaj kompleksit “Adorion Palace”, është një mesazh për një gjobë që nuk kanë paguar të zotët e këtij biznesi. I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se atentatorët kanë shkuar për t’i thënë biznesmenit se nuk ka paguar ‘faturën’. Gazetari shtoi gjithashtu se këto ngjarje janë gjoba që bizneset u vënë njëri-tjetrit dhe se shkojnë si OFL-ja por që në vend të formularit, çojnë plumba.

“Si rasti ku u qëllua ndaj hotel ‘Adorionos”, për pronarin e të cilit u tha se u vetëvra në vilën e tij në Farkë. Kanë shkuar për t’i thënë biznesmenit aty që nuk ke paguar faturë. Siç shkon OFL për të dërguar formularin, por me plumba dhe ngaqë nuk kanë marrë përgjigje kanë marrë hapin tjetër. Bizneseve i vendoset gjobë nga bizneset e tjera,”- tha Artan Hoxha.

Kompleksi “Adorion Palace”, u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit dhe pati vetëm dëme materiale. Kompleksi luksoz me vendodhje në Maminas është në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj. Lazaj u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës, më 30 korrik. Biznesmeni u zbulua se u vra me armën e përdorur në masakrën në ish-bllok, pistoleta Glock e Redi Popescut, pronarit të Monopol. Prokuroria ende po heton mbi ngjarjen, që besohet se është vetëvrasje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha eugert lazaj qellohet adorions palace artan hoxha eugert lazaj qellohet adorions palace

Sondazh

Poll