Aktualitet

Artan Hoxha paralajmëron ‘probleme’: Mes parcelave me kanabis jam futur që në kohën e Metës unë, fara e mbjellë në M

17 Tetor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Artan Hoxha paralajmëron ‘probleme’: Mes parcelave me kanabis

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish videot që ka publikuar nga vende të ndryshme të Shqipërisë, ku shihen parcela me kanabis.

I ftuar në studion e ABC News, Hoxha tha se videot që ka publikuar nga Malësia e Madhe janë xhiruar gjatë këtij sezoni dhe se fara për ato bimë narkotike ka ardhur nga Holanda. Gazetari shtoi se ai është futur mes parcelave të kanabisit në çdo lloj kohe, që kur kryeministër ishte Ilir Meta dhe paralajmëroi rreziqe të mëdha nga paratë e drogës.

“Të gjithë rrinë pesë ditë vërdallë ku të gjithë e dinë që ajo ka ndodhur për kanabisin. Policia i di vetë ato parcela dhe tani është vënë në siklet për shkak se nuk mund të lejojnë kultivuesit e tjerë. Unë mes të kanabisit kam hyrë që kur kryeministër ka qenë Ilir Meta, e deri te Rama sot. Ajo farë që pashë unë atje ka ardhur nga Holanda por uji, toka dhe dielli që ka marrë ajo farë është e Shqipërisë dhe ato para do shkaktojnë një problematikë shumë të madhe. Kryeministri është kapur me presh në dorë dhe do të relativojë situatën. Grupet kriminale mbjellin kanabis në Greqi, Spanjë në Belgjikë dhe në Britani. Kanë marrë edhe vila luksoze. 1 kg kanabis në Angli është 4700 paund ndërsa në Shqipëri është 1600 euro. Kriminaliteti shqiptar e ka eksportuar fuqitë punëtore që kishin në Shqipëri,”- tha Artan Hoxha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha parcela me kanabis artan hoxha parcela me kanabis

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 12:15

Merr flakë mjeti në lëvizje tek Rruga e Kavajës

TIRANË– Një makinë e cila ishte në lëvizje ka marrë fjalë në rrugën e Kavajës në Tiranë.Policia bën të ditur se për fat të mirë nuk ka të lënduar por...