Aktualitet

EMRI/ Plagosi 54-vjeçarin me armë zjarri, arrestohet në Kukës i shpalluri në kërkim

17 Tetor 2020, 13:25 Nga DOSJA
EMRI/ Plagosi 54-vjeçarin me armë zjarri, arrestohet në

KUKËS-Policia e Shtetit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ishte në kërkim për plagosje.
Burimet policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Nuhi Koleci, 53-vjeç pasi në datën 18 prill të këtij viti ka plagosur me armë zjarri personin me iniciale D.V 54-vjeç.

Sipas njoftimit të autoriteteve policore personi i vënë në pranga është dënuar nga Gjykata e Kukësit në arrest me burg për veprat kriminale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 53 vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës,” thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53-vjeçari nuhi koleci policia ve ne pranga 53-vjecarin ne kukes arrestohet 53-vjeçari nuhi koleci policia ve ne pranga 53-vjecarin ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 12:15

Merr flakë mjeti në lëvizje tek Rruga e Kavajës

TIRANË– Një makinë e cila ishte në lëvizje ka marrë fjalë në rrugën e Kavajës në Tiranë.Policia bën të ditur se për fat të mirë nuk ka të lënduar por...