Sport

Ballkani nuk ndalet, mposht edhe Arbërinë

16 Tetor 2020, 16:26 Nga DOSJA
Ballkani nuk ndalet, mposht edhe Arbërinë

KOSOVE – Kosova i kthehet futbollit kombëtar. Sot u luajt ndeshja e parë e javës së 6-të të Superligës. Në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit, Ballkani ka arritur një fitore mjaft të vështirë, por tepër të vlefshme ndaj ndaj debutuesve të Arbërisë. Skuadra nga Suhareka e Ismet Munishit, “in extremis” ka siguruar fitoren 4-2, duke vazhduar të kryesojë renditjen në kampionatin elitar kosovar.

Ishin vendasit e Arbërisë në fillim, që shënuan me gol në minutën e 45-të, me Sunaj Hasan, duke mbyllur fraksionin e parë në avantazh. Në të dytën, Ballkani i Suharekës hidhet në sulm dhe gjen barazimin me “ish-kuksianin” Mirlind Daku (56’). Por, Arbëria nuk ndalet dhe kalon në epërsi me Almir Kryeziun (68’).

Këtu nis histori tjetër. Armend Thaçi (72’) barazon shifrat në 2-2 dhe Arbëria “dorëzohet”. Ish-futbollisti i Kukësit, Mirlind Daku (84’) gjen golin e dytë me ndihmën e një penalltie shumë të kontestuar nga Arbëria, e cila në minutat shtesë pëson edhe golin e katër nga Ermal Krasiqi (90’+5).

Kështu ndeshja e parë e javës së 6-të të Superligës së Kosovës, Arbëria-Ballkani përfundoi 2-4. Me dopiedën e realizuar ndaj Arbërisë, talenti i Shpresave të Kosovës e çoi në 12 shifrën e golave të shënuar deri më tani, duke vënë kandidaturën për “Këpucën e Artë”.

Me këtë fitore, Ballkani kryeson renditjen e Superligës së Kosovës, me 16 pikë (5 fitore dhe 1 barazim). Në vendin e dytë janë kampionia në fuqi, skuadra e Dritës, e cila ka vetëm 9 pikë, por që ka zhvilluar deri tani vetëm tri ndeshje.

Të shtunën, në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës, do të luhen ndeshjet Prishtina-Besa dhe Llapi-Drenica, ndërsa të dielën Gjilani-Drita dhe Trepça’89-Feronikeli.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arberia ballkani drita ismet munishi kosove mirlind daku prishtina suhareka superliga e kosoves arberia ballkani drita ismet munishi kosove mirlind daku prishtina suhareka superliga e kosoves

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2020, 14:50

Partizani shtohet me 4 “Mjeshtra të mëdhenj”

Sot në mesditë, në ambientet e presidencës, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekoruar me çmimi “Mjeshtër i Madh”, katër ish-futbollistë, legjenda të...

Sport 16 Tetor 2020, 13:44

Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

MILANO – Nesër, në orën 18:00, do të zhvillohet i ashtuquajturi derbi i Madonninës, Interi do të përballet me Milanin në mitikun “San Siro”, ku do të jenë vetëm...

Sport 16 Tetor 2020, 12:20

Ronaldo kalon Covid-in në pishinë

ITALI – Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo vazhdon të qëndrojë në karantinë pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e...

Sport 16 Tetor 2020, 13:09

Daja: “Në grup, bëhen gjëra të mira”

TIRANE – Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, më tepër se sa fitorja, është kënaqur nga mënyra e lojës që kanë zhvilluar të besuarit e tij dje ndaj Teutës. N...

Sport 16 Tetor 2020, 11:20

Më në fund Joviç flet për largimin e Majoral

SPANJE – Rrallë herë ndodh, që një lojtar të flasë për problemet që ndodhin brenda dhomës së zhveshjes. Por me sa duket, merkato herë pas here, i detyron ata ed...

Sport 16 Tetor 2020, 10:35

Edhe kampionia Pellegrini, me Covid-19…

Koronavirusi nuk po kursen dhe nuk po tregohet i mëshirshëm as me yjet e sportit. Pas pilotit të motoçiklizmit Valentino Rossi, një tjetër sportiste e nj...

Sport 16 Tetor 2020, 10:16

“Ushtar” Telushi, konvertohet në “azer”

BAKU – Vlonjati Bruno Telushi, i larguar së fundmi nga Kukësi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht është konvertuar në “azer”. Mesfushori ka gjetur ako...