Politike

“Nuk jam i përgatitur”/ Rama ngec për realizimin faktit, pret letrën nga stafi, Shkullaku: Janë shifra të ulëta…

15 Tetor 2020, 19:47 Nga DOSJA
“Nuk jam i përgatitur”/ Rama ngec për realizimin faktit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka ditur të japë përgjigje në monetin që është pyetur për realizimin faktit të investimeve në Shqipëri. Teksa ishte ftuar në studion e “Opinion”, Rama u pyet për faturat dhe tha se nuk ishte i përgatitur për këët gjë.

Brenda pak minutave, në studio mbërriti një letër dhe tregoi shifrat.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Nuk jam në këtë moment i përgatitur që të them se sa

Armand Shkullaku: Është shumë e ulët dhe nuk e publikojnë

Edi Rama: Po si është shumë e ulët more, ore janë në vete këta. Më lër të flas pra, se kërkon qiqra në hell. Realizimi është investimi i kryer në terren dhe pagesa. Më lër mor ë mbaroj. Bashkimi Europian ka vënë 100 milion euro për rindërtimin nuk ka filluar akoma. E ka zero investimin, ne kemi punuar me një shpjetësi skëterrë. Sot ke në Itali njerëz që prej 12 vitesh janë në kabina dhe nuk dinë se kur do fillojë puna

Armand Shkullaku: Po mirë

Edi Rama: Po çfarë mirë tani do më dëgjosh apo jo

Armand Shkullaku: Po bëj pyetje tjetër

Edi Rama: Pa mbaruar unë përgjigjen

Armand Shkullaku: Buxheti i shtetit ka një buxhet 34 mld lekë për rindërtimi. 3 mld jkanë grante, 31 mld janë financim nga shteti. Pavarësisht atyre që thoni ju nuk e dimë se sa para janë vënë vërtetë në punë, nga ky 31 mld. Ky është realizimi.

Edi Rama: Këto janë para të dedikuara. Realizimi faktik është diçka që përditësohe

Armand Shkullaku: Po përse se përditësoni? Sa volum pune është kryer deri më tani

Edi Rama: Po s’e di more zotëri, unë i marr në mënyrë dy javë, tre javë.

Armand Shkullaku: Po mirë, dy javëshi i fundit sa ishte

Edi Rama: O zot i madh ..ja aktualisht janë 20 mld në projekte, 7 në grant.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne opinion 15 tetor edi rama rama ne opinion 15 tetor

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 19:27

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me gazetaren Fatjona Mejdini. Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, Rama u ndërpre nga gazetarja dhe i kër...

Politike 15 Tetor 2020, 18:47

TIRANE– Në ceremoninë e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim. Ajo tha se firmosja e një marrëve...