Rama e thotë prerazi: S’ka paketë të tretë ekonomike! Kurrë nuke kam premtuar këtë gjë
15 Tetor 2020, 19:39Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri ed iRama ka theksuar e ritheksuar se nuk do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar qytetarët shqiptarë që të dalin nga kriza e pandemisë.
I ftuar në studion e “Opinion”, Rama u shpreh se kurrë nuk e ka premtuar një gjë të tillë dhe se tashmë e ka të qartë: Nuk ka një paketë të tretë ekonomike.
Pjesë nga debati:
Robert Rakipllari: Do ketë apo jo një paketë të tretë për rimëkëmbjen për ekonominë?
Edi Rama: S’e kam thënë asnjëherë këtë…
Robert Rakipllari: E keni thënë pra, e keni thënë që ka dhe paketë të tretë.
Edi Rama: Nuk e kam thënë
Robert Rakipllari: Po pra…po si.. Siç e kishte Maqedonia që pati një paketë të katërt për turizmin para dy ditësh?
Edi Rama: Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër. Ju rrini e numëroni milionat po se çfarë disbursohet nëpër xhepat e nejrëzve apo nëpër shtetet e tjera, këtë e dimë ne….
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Mbrëmjen e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama është i ftuar në emisioni ‘Opinion’ prej nga u shpreh për Kryetaren e Lëvizjes Socialiste p...
Politike15 Tetor 2020, 19:27
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me gazetaren Fatjona Mejdini. Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, Rama u ndërpre nga gazetarja dhe i kër...
TIRANE– Pas deklaratave të Taulant Ballës se Presidenti Meta gjithë jetën e tij ka dashur të dëmtojë Partinë Socialiste, ka ardhur edhe përgjigja e këshilltarit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar para publikut se ditën e sotme, para mbërritjes së tioj në studion e “Opinion”, moderatori Blend...
Politike15 Tetor 2020, 18:47
TIRANE– Në ceremoninë e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim. Ajo tha se firmosja e një marrëve...
TIRANE- Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi me anë të një statusi në ‘Facebook’ shkruan se fajtore për falimentimin e të gjithave bizneseve në kohë pandemie ë...
TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj teksa ishte i pranishëm në njësinë numër 8, aty ku zhvillonte asamblenë e Partisë Socialiste, përmendi miku...
TIRANE– Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka publikuar në ‘Facebook’ një video ku shihet kryeministri i vendit Edi Rama duke premt...