Përjashtimi nga LDK, Vjosa Osmani: Nuk më lanë mundësi as të shprehem, nuk e prita që të shkonin kaq larg
15 Tetor 2020, 19:59Nga DOSJA
TIRANE– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Çim Peka LIVE, u pyet fillimisht se cilën forcë politike përfaqëson në Kuvend.
“Jam përfaqësuese e qytetarëve të Kosovës, gjithmonë ka qenë kështu. Që nga fëmijëria e kam ndjekur aktivitetin politik të LDK-së. Prej 20 vitesh kam qenë aktive në partinë e LDK-së, për shkak se prindi im ka qenë aktivist. Së fundmi, dyert e LDK-së janë mbyllur për mua nga strukturat aktuale të LDK-së,” tha ajo.
Referuar përjashtimit nga LDK, Osmani tha se një vendim që nuk është marrë në 30 vite e se nuk e priste një vendim të tillë.
Osmani tha se nuk i kanë dhënë as mundësinë për të folur e për tu shprehur për vendimin e marrë.
“Nuk e kam pritur një vendim të tillë pasi është absurditet dhe e kam kontestuar bazën ligjore ku është marrë vendimi. Kam shfrytëzuar mjetet demokratike për të kundërshtuar këtë vendim. Sipas tyre është marrë me shumicë, por unë nuk i kam parë votat, janë fshirë emrat e atyre që kanë votuar. Nuk më kanë dhënë as të drejtën elementare që të mësoj këtë gjë. Nuk më dhënë as mundësia të shprehem për këtë vendim. Nuk e kam pritur që të shkojnë kaq larg. Ky vendim është një kërcënim për çdo anëtar të LDK-së që guxon të kundërshtojë vendimet që shkojnë kundër interesit të qytetarëve. Vota ime ka qenë kundërshtim i vazhdimit të kapjes së shtetit,” tha ajo.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka ditur të japë përgjigje në monetin që është pyetur për realizimin faktit të investimeve në Shqipëri. Teksa ishte...
TIRANE-Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes nëse rrezikojmë mbylljen përsëri duke thënë se po. Rrezikohemi ndaj maska duhet mbajtur kudo, është shprehur...
TIRANË– Kryeministri ed iRama ka theksuar e ritheksuar se nuk do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar qytetarët shqiptarë që të dali...
TIRANE– Mbrëmjen e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama është i ftuar në emisioni ‘Opinion’ prej nga u shpreh për Kryetaren e Lëvizjes Socialiste p...
Politike15 Tetor 2020, 19:27
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me gazetaren Fatjona Mejdini. Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, Rama u ndërpre nga gazetarja dhe i kër...
TIRANE– Pas deklaratave të Taulant Ballës se Presidenti Meta gjithë jetën e tij ka dashur të dëmtojë Partinë Socialiste, ka ardhur edhe përgjigja e këshilltarit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar para publikut se ditën e sotme, para mbërritjes së tioj në studion e “Opinion”, moderatori Blend...
Politike15 Tetor 2020, 18:47
TIRANE– Në ceremoninë e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim. Ajo tha se firmosja e një marrëve...