Sport

Juventusi dhe Liverpooli në luftë për futbollistin e talentuar të Leverkusen

16 Prill 2019, 20:04 Nga DOSJA
Juventusi dhe Liverpooli në luftë për futbollistin e talentuar

Julian Brandt mund të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë verës për vetëm 25 milionë euro – shkruan Sport Bild.

22-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij, të cilën mund ta shkëpusë për shumën e përmendur të parave.

Liverpooli dhe Juventusi janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e futbollistit gjerman, ndërkohë që ai po monitorohet edhe nga Real Madridi.

Kontrata e Brandt është valide deri në vitin 2021, ndërsa klubet që paguajnë 25 milionë euro mund ta ndërpresin atë.

Krahas të qenit pjesë e Leverkusenit, mesfushori ofensiv ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Wolfsburgut. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern leverkusen julian brandt juventus liverpool bayern leverkusen julian brandt juventus liverpool

Sondazh

Poll