Art&Argëtim

‘Ende mendoj për ato ditë’, pas vizitës në Kosovë, Rita Ora premton diçka për fëmijët që takoi

17 Prill 2019, 15:06 Nga DOSJA
‘Ende mendoj për ato ditë’, pas vizitës në

Për tre ditë me radhë, Rita e shoqëruar nga prindërit e saj mbajti takime dhe vizitoi nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në zona të ndryshme në Kosovë.

Ishte mamaja e saj, Vera Ora që ka postuar foto të ndryshme të Ritës nga kalimi i vajzës së saj nëpër rrugët e Ferizaj, me baltë dhe me gropa. Rita Ora bashkë me prindërit e saj, kanë vizituar varrin e gjyshit, i cili ndodhet në Kosovë. Besnik Ora, babai i këngëtares ka ndarë foto ku Rita Ora ndodhet pranë varrit të gjyshit të saj, regjisorit të njohur, Besim Sahatçiu.

Pas largimit të saj, Rita ka postuar një foto në profilin e saj ku ndihet me fat që ka marrë pjesë në kët1% udhëtim dhe së bashku me UNICEF ajo do të jetë e gatshme të bëjë gjithçka për këto familje.

“Akoma po mendoj për javët që vizitova vendlindjen time Kosovën dhe sesa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët në bashkëpunim me Unicef. Ti japësh atyre shpresë dhe besim dhe dikë që të kontrollojë shëndetin e fëmijëve është kaq komode. Unë gjithashtu desha t’i jepja fëmijëve edhe disa lodra dhe nuk mund t’jua them dot sesa të lumtur ishin, në sytë e mi kishte lot pasi shihja fytyrat e tyre të qeshura. Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime të sigurohem që të bëjmë gjithçka me organizata si Unicef që punojnë shumë për sigurinë e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë botën për të mbështetur të ardhmen. Faleminderit Unicef”.- shkruan Rita Ora në postimin e saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rita ne kosove rita ora unicef uk rita ne kosove rita ora unicef uk

Sondazh

Poll