Art&Argëtim

Zbulohet skulptura e Leonardo Da Vinci-t, ‘Virgjëresha dhe fëmija i buzëqeshur’

17 Prill 2019, 13:24 Nga DOSJA
Zbulohet skulptura e Leonardo Da Vinci-t, ‘Virgjëresha dhe

Skulptura prej terrakote e Virgjëreshës Mari, e cila mban në gjunjë një fëmijë të buzëqeshur ka qenë pjesë e koleksionit të Muzeut Viktoria dhe Albert që prej vitit 1858, por vetëm një javë më parë kuartorët zbuluan se skulptura i përket Leonardo Da Vincit.

Sipas kuratorëve të ekspozitës skulptura është e vetmja e mbijetuar nga Da Vinci. Sipas kuratorëve kjo skulpturë është punuar rreth viteve 1472, kur Leonardo ishte vetëm 19- vjeç, ndërsa vazhdonte studimet me artistin fiorentin, Andrea del Verrochio.

Për vite të tëra puna i atribuohet artistit Antonio Rossellino, por studiuesi italian i artit Francesco Caglioti, i cili ishte ndër ata që qëndronin pas atributit të ri, tha se nuk kishte prova të vërteta që skulptura ishte nga Rossellino.

Sipas Caglioti, buzëqeshja enigmatike e Virgjëreshës Mari është e ngjashme me shprehjet e gjetura në vepra të tjera të artit të krijuara nga Leonardo, përfshirë edhe Mona Lisa.

Aleteia raportoi, ishin dy mënyra në të cilat skulptura ngjante me vizatimet e Leonardos në atë kohë. Shtresat e palosura rreth këmbëve të Virgjëreshës Mari janë të ngjashme me vizatimet e draperies që Leonardo po bënte në atë kohë. Dhe së dyti, fytyra e qeshur e jetës së fëmijës së Krishtit është e ngjashme me vizatimet që Leonardo ka përdorur për fëmijët.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture leonardo da vinci virgjeresha dhe femija i buzeqeshur leonardo da vinci virgjeresha dhe femija i buzeqeshur

Sondazh

Poll