Art&Argëtim

Shfaqja ‘Historia e kopshtit zoologjik’, së shpejti në Teatrin Eksperimental

17 Prill 2019, 14:26 Nga DOSJA
Shfaqja ‘Historia e kopshtit zoologjik’, së shpejti në

Shfaqja “Historia e kopshtit zoologjik” vjen për publikun në Teatrin Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ me premierën në datat 19-20-21 prill në sallë Goethe. Vepra e shkruar nga autori Edward Albee, vjen nën interpretimin e aktorëve Genc Fuga dhe Kristian Koroveshi.

‘Historia e Kopshtit Zologjik’, u vendos në teatër për herë të parë në vitin 1985. Subjekti është i thjeshtë, në dukje. Xherri do të hyjë në bisedë me Piterin, një person të gjetur rastësisht, në Central Park në New York, pranë Kopshtit Zoologjik.

Xherri ka nevojë për vëmendje dhe menjëherë pas kësaj nis të flas për jetën e tij, e thjeshtë pas ‘rehatisë’ së Piterit. Me ngjyra sarkastike dhe ironie, ai përshkruan të gjithë personat me të cilët jeta e ka përplasur pa mëshirë, duke kulmuar në marrëdhënien e koklavitur me një qen. “A është më lehtë të miqësohemi me një Qen, se me një njeri?!”

Duke u nisur nga ky këndvështrim dramaturgu jep një fund të papritur të veprës.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture edward albee historia e kopshtit zoologjik teatri eksperimental edward albee historia e kopshtit zoologjik teatri eksperimental

Sondazh

Poll