Art&Argëtim

Miriam Cani tregon arsyen pse nuk është më pjesë në koncerteve

17 Prill 2019, 10:47 Nga DOSJA
Miriam Cani tregon arsyen pse nuk është më pjesë në

Miriam Cani e njohur ndryshe si këngëtarja e zemrave u rikthye sërish në muzikë pas një pushimi të gjatë, për shkak se jeta e saj mori një tjetër drejtim, pas ardhjes në jetë të Ameli. Në një intervistë për Revista Class, Miriam Cani rrëfen për rikthimin e saj në muzikë, angazhimet në televizion prej 10 vitesh dhe transformimin e saj në familje.

Pas pjesëmarrjes në Kënga Magjike 2011, ku Albani dhe Miriam interpretuan së bashku  Këngën ‘Ende ka shpresë’, ajo nuk ka marrë më pjesë në festivale të ndryshme dhe ajo shprehet se nuk është rastësi, por “një vendim personal”.

“Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun.”- është shprehur Miriam.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj në Këngën Magjike 2011.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj miriam cani alban skenderaj miriam cani

Sondazh

Poll