Sport

Boksieri shqiptar ndeshet të shtunën me ish sfiduesin e Klitschkos dhe Tyson Fury (Foto)

16 Prill 2019, 17:52 Nga DOSJA
Boksieri shqiptar ndeshet të shtunën me ish sfiduesin e Klitschkos dhe

Boksieri me origjinë shqiptare, Senad Gashi këtë fundjavë do të përballet me Dereck Chisoran, i cili në të kaluarën ka pasur duele me boksierët e mëdhenj si Klitschko, Fury e Haye

Boksieri shqiptar, Senad Gashi, i cili ka pasaportë gjermane, do ta zhvillojë këtë fundjavë ndeshjen më të madhe të jetës.

Boksieri pejan me prejardhje shkodrane të shtunën mbrëma në palestrën “O2 Arena” në Londër do të ketë ndeshet me boksierin britanik, Dereck Chisora.

Ky i fundit i kthehet boksit pas një kohe, ndërsa në të kaluarën njihet për duelet që i ka pasur me boksierë të mëdhenj si Vitali Klitschko, Tyson Fury, David Haye, nga të cilët kishte pësuar humbje.

35 vjeçari i ka zhvilluar 38 duele në boksin profesionist, në peshat e rënda, duke i realizuar 29 fitore e duke i pësuar 9 humbje.

Chisora ka fituar disa çmime, përfshirë këtu titullin e kampionit evropian, britanik, WBA Intenational e WBO International, ndërsa një herë në vitin 2012 e ka sfiduar titullin WBC.

Nga ana tjetër, Gashi është 28 vjeçar dhe i ka zhvilluar 19 meçe duke i fituar 17 prej tyre, ndërsa i ka edhe dy humbje.

Ai kishte debutuar në boksin profesionist më 5 maj të vitit 2017, ndërsa vitin e kaluar e kishte rrahur boksierin serb, Slobodan Jankovic.

Sfida mes të Gashit dhe “Del Boy” do të zhvillohet më 20 prill rreth orës 23:00. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll