Sport

Liverpooli kërkon yllin e madrilenëve për Sadio Mane, ‘Los Blancos’: Nuk do të ndodhë kurrë

16 Prill 2019, 17:24 Nga DOSJA
Liverpooli kërkon yllin e madrilenëve për Sadio Mane, ‘Los

Real Madridi ka kërkuar nga Liverpooli që ta informojë lidhur me mundësinë e transferimit të Sadio Mane siç ka bërë të ditur televizioni spanjoll, El Chiringuito.

Mirëpo, që të ndodhë ky transferim, klubi anglez e do në shkëmbim talentin Vinicius Junior.

Los Blancos nuk dëshiron ta lejojë largimin e sulmuesit brazilian, i cili konsiderohet si një prej talentëve premtues për të ardhmen.

Për këtë arsye, Reali i ka njoftuar Redsat se nuk është i interesuar për shkëmbimin e 18-vjeçarit me Manen.

Mirëpo, klubi spanjoll vazhdon të mbetet i interesuar për sulmuesin senegalez dhe do të përpiqet me forma tjera që të sigurojë shërbimet e tij.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpool real madrid sadio mane vinicius junior liverpool real madrid sadio mane vinicius junior

Sondazh

Poll