Politike

14 Tetor 2020, 15:27 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin që u zhvilluar ditën e sotme në KLGJ për gjyqtarin Markeljan Kuqo, i cili liroi të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinararin ose i njohur ndryshe si “Gjenerali”. Me anë të një statusi në Tëitter, Rama e ka cilësuar magjistratin Kuqo si një të paudhë që ka sfiduar hapur drejtësinë duke liruar një të dënuar me burg përjetë.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi!,”-shkruan kryeministri. 

Kjo është hera e tretë që kryeministri Rama sulmon ashpër sistemin e drejtësisë në vend, edhe pse që në marrjen e mandatit të parë është shprehur publikisht se nuk do të ndërhynte dhe nuk do të komentonte proceset gjyqësore. Gjithçka nisi me sulmin që Rama i bëri nga foltorja e Kuvendit, prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa jo më larg se dje, numri një i qeverisë në një konferencë për korrupsionin në vend, tha se nuk ishin politikanët ata që kishin faj. Sipas Ramës, magjistratët janë “klasa” më e korruptuar në vend, të cilët kryejnë akte kriminale vetëm me një të rënë të çekiçit. Lidhur me deklaratat e kreut të qeverisë nuk ka pasur asnjë zë tjetër që të dalë kundër “intimidimit” që ai po bën ndaj pushtetit gjyqësor në vend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gert gjinarari markeljan kuqo markeljan kuqo ne klgj gert gjinarari markeljan kuqo markeljan kuqo ne klgj

Sondazh

Poll