Politike

Pas më shumë se 4 vitesh punë, përfundon projekti i TAP, ambasadorja Yuri Kim: Tani Shqipëria, pjesë integrale e rajonit

14 Tetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Pas më shumë se 4 vitesh punë, përfundon projekti i TAP,

TIRANË– Pas pothuajse katër vite e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet. TAP është mbushur dhe ka transportuar gaz natyror nga kufiri Greko-Turk deri në terminalin e Italisë Jugore. Pika e Ndërlidhjes midis tubacionit TAP dhe sistemit të transmetimit të gazit natyror në Pulia pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të transportuar gaz në nëntor të vitit 2020.

Lidhur me lajmin e përfundimit të punimeve të TAP, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila shkruan se projekti do ta vendosë Shqipërinë në hartën rajonale të energjisë.

“TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjikisht e rëndësishme, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = siguria = pavarësia,”-shkruan Kim.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan deri në në Evropë. Tubacioni 878 km i gjatë lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian ( TANAP ) në kufirin Turko-Grek në Kipoi, kalon në Greqi dhe Shqipëri dhe përfundon në Italinë e Jugut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike projekti i tap tap yuri kim projekti i tap tap yuri kim

Sondazh

Poll