Politike

Rama ‘kap prej hunde’ kryebashkiakun e Shijakut: Mos mu bëj si Luli, mbaje maskën siç duhet…

14 Tetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Rama ‘kap prej hunde’ kryebashkiakun e Shijakut: Mos mu bëj si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka mësuar sot kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana sesi të mbajë maskën. Në një vizitë, ku po shihte punën e bashkisë për rindërtimin, Rama i ka tërhequr vëmendjen Arbanës se nuk po e mbante siç duhet maskën, ose se po e mbante atë si Lulzim Basha, referuar një daljeje të Bashës gjatë izolimit të parë në Kosovë, ku takoi Abdullah Hotin dhe nuk e mbante maskën siç duhej. Rama i kapi maskën me dorë për t’ia ngritur sipër duke i mbuluar hundën.

“Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.

Ndërsa siç rrëfeu edhe dje, Rama mbante një maskë të zezë, me një trëndafil të madh të kuq, simbol i Partisë Socialiste.

Për më shumë ndiq videon:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elton arbana lulzim basha edi rama elton arbana lulzim basha

Sondazh

Poll